Monday, June 17, 2013

“Anaidi dhe Joana, hipokritë!”





Elona, stilistja nga Franca ishte e vetmja femër që preku finalen e këtij edicioni të “Big Brother”, dhe një nga banoret më të vlerësuara sivjet.
Ajo ka treguar përjetimet e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, përjetimet pas daljes dhe emocionet e finales. Elona ka shprehur mendimet mbi fituesin e banorë të tjerë, dhe marrëdhëniet me ta, tani që loja ka përfunduar.
“Më vjen keq që publiku vlerësoi një njeri që bënte hile. Më vjen keq që nuk u vlerësua drejtësia dhe pastërtia. Modestisht e them, që, duke parë rrugëtimin tim brenda asaj shtëpie, meritoja të fitoja, në emër të të gjithë atyre njerëzve që vlerësojnë të drejtën. Nuk po lavdërohem e as nuk më pëlqen vetja, po jam realiste. Shumëkush mund të mendojë që të futesh në shtëpinë e “Big Brother” është njësoj sikur të bësh tre muaj pushime, por unë mund t’ju them që nuk është kështu. Për një vajzë të re që është mësuar me punë, nuk është e lehtë të rrish e izoluar pa bërë asgjë, dhe për më tepër duke humbur kohë e para. Veç kësaj, “Big Brother” nuk është lojë, por luftë. Aty je e sulmuar gjithë kohën, edhe në gjëra që të dhembin e që ndoshta nuk duron dot. Unë vendosa të mos shkel mbi veten dhe të sillem siç jam, pra nuk sulmova. Gjatë tre muajve qëndrova në pritje që, kur të më sulmonin, të mbrohesha. Nuk e ëndërrova fitoren, por e dëshirova shumë si vlerësim për mundin e bërë. Po edhe kështu, s’ka problem “, ka thene ajo GSH duke qeshur.
Ndersa, lidhur me historine e dashurisë midis Anaidit dhe Joanës, ajo shprehet:
“Për mendimin tim nuk mund të quhet histori dashurie. Ata janë të dy hipokritë në maksimum. Të dy e kanë përdorur njëri-tjetrin. Nuk po e kuptoj pse po akuzohet Anaidi që ka bërë gabim dhe Joana na doli viktimë. Joana e kuptoi që në fillim që Anaidi ishte personazh i fortë dhe u kap pas tij. Nga ana tjetër, ai, duke parë Joanën si një personazh gjoja i sulmuar nga të gjithë dhe mund të kishte marrë vëmendjen e publikut, i dilte në mbrojtje. Të dy kishin si qëllim të përfitonin nga njëri-tjetri dhe në asnjë moment nuk kam parë ndjenjë midis tyre. Pastaj, një femër që nuk e ka problem të kryejë marrëdhënie seksuale përpara miliona njerëzve që e shohin, s’ka si të ketë drejtësi e pastërti në një lojë.”

No comments:

Post a Comment