Thursday, July 4, 2013

Ja përse e pushuan nga puna!


Ndodh edhe kështu! Një 35-vjeçare nga Pennsylvania e SHBA-së vendosi t’i drejtohej drejtësisë ndaj një qendre estetike. Mësohet se ajo ishte punësuar aty, por u pushua nga puna kur kundërshtoi të bënte depilim brazilian në zonën e bikinit, në kuadër të trajnimit të saj.
















Në padinë e ngritur, 35-vjeçarja Jennifer Finley thekson se gjatë kohës që trajnohej bashkë me vajza të tjera në European Wax Center, i thanë që duhet t’i bënin depilim në bikini njëra – tjetrës. Kur Finley nuk pranoi, e dëbuan.

Avokati i saj deklaroi për gazetën “Huffington Post” se Finley nuk ishte në dijeni se duhej të plotësonte këto rregulla. “Nuk është e mundur që punëdhënësi t’i trajtojë në këtë mënyrë të punësuarit, apo të kërkojë t’i bëjnë njëra – tjetrës diçka të tillë”, tha ai duke shtuar: “Sigurisht që është një pjesë e punës, por jo me detyrim”. Finley nuk pranoi duke thënë se ky veprim shkakton dhimbje, nuk ndjehej mirë dhe nuk mund ta detyronte kush se çfarë do të bënte me trupin e saj. Edhe disa kolege të saj të njëjtin siklet përjetuan kur u detyruan për hir të punës, t’i nënshtroheshin këtij procesi.

No comments:

Post a Comment