Wednesday, July 3, 2013

Meshkujt e varfër, më të mirë në krevat


Martesa e vajzës me mashkull të pasur nuk do të thotë të jetë edhe e suksesshme, ndërkaq një nga arsyet mund të jetë edhe hulumtimi i ri i qendrës “Rev Risrc”, i cili ka treguar që meshkujt me të ardhura më të vogla dhe ata me të ardhura të mesme janë më të mirë në krevat, më besnikë dhe më emocionalë.





















Meshkujt që nuk kanë të ardhura të mëdha nuk kanë edhe zgjedhje të mëdha, ata thjesht detyrohen të bëhen të shkëlqyeshëm në krevat.

Sa më pak para, aq më shumë besnikëri, orgazëm dhe lumturi, thonë rezultatet e hulumtimit, ndërkaq ngjashëm mendon edhe profesor Galinski i Universitetit në Chikago, i cili thotë që meshkujt e varfër janë më pak hipokritë sesa meshkujt e pasur.

Meshkujt me të ardhura të mesme zakonisht janë më të kujdesshëm me njerëzit e panjohur me të cilët sapo njihen sesa meshkujt pasur, sepse me rastin e njohjeve rregullisht përdorin buzëqeshjen dhe kontaktin me sy, ndërkaq janë edhe më të gatshëm për të biseduar.

Meshkujt e pasur në kontaktet e para janë më të vrazhdë dhe më mendjemëdhenj, sepse shpesh besojnë që nuk kanë nevojë për njohje të reja, derisa ata me status më modest kërkojnë rastin e tyre dhe zemërhapur u ofrohen njerëzve të tjerë.

Pra, vajza, nëse do të jeni në situatë të zgjidhni midis mashkullit të bukur me të ardhura të mesme dhe mashkullit tjetër me më shumë para, mendoni edhe një herë.

No comments:

Post a Comment