Thursday, July 4, 2013

Të pangopur përballë parasë


Net të gjata e të lodhshme janë ato që i presim gjatë sezonit të verës, shumë prej këngëtarëve tanë. Por pavarësisht lodhjes, dihet që edhe vetë estrada e pret me padurim verën, dhe jo për shkak të pushimeve, por ngaqë vera është ajo që këngëtarëve tanë ia shumëfishon të ardhurat materiale.

















E meqenëse një pjesë e madhe tashmë kanë caktuar datat e mbrëmjeve e dasmave, Ramadan Krasniqi-Dani, Sabri Fejzullahu, Albërie Hadërgjonaj e Korab Shaqiri kanë ndarë pak ditë edhe për qejfe.

Dani: S’kam motiv për pushime

Është pa dyshim njëri ndër këngëtarët që pothuajse secilën natë e ka në shërbim të fansave të tij. Ramdan Krasniqi edhe pse i zënë me mbrëmje e dasma kudo që ka shqiptarë, ka treguar se tashmë i ka ndarë edhe disa ditë për fëmijët e tij. “Tashmë angazhimet e mija kanë filluar. Do të jem i pranishëm në shumë gazmende familjare e mbrëmje muzikore, shkruan Tribuna.

Por normal që jam munduar që t'ua bëj qejfin fëmijëve dhe t'i ndaj bile trI ditë të shkojmë në pushim bashkë. Do të shkojmë në Greqi. Kjo ishte dëshira e fëmijëve”, ka thënë Dani i cili ka treguar tutje se për pushime nuk ka më motiv që kur bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë. “Të ju them të drejtën nuk kam më motiv për të menduar për pushime. Por mundohem sado pak t’ia bëj qejfin fëmijëve”, ka treguar për fund ai.

Sabriu: I angazhuar në secilin vikend

Kohën e rezervuar përgjatë gjithë verës e ka edhe njëri nga zërat e dëshmuar të skenës sonë. Sabri Fejzullahu tashmë ka filluar sezonin veror, me ç’rast ka bërë me dije se për çdo vikend do të jetë pranë bashkatdhetarëve tanë.

“Ka kohë që unë jam gati çdo vikend i zënë. Edhe këtë verë unë do të jem i pranishëm kudo që ka shqiptarë. Do të jem në diasporë. Tash në korrik do të jem në Ulqin më pas në Durrës ku me siguri edhe do t’i kalojmë disa ditë pushimi”, ka treguar këngëtari.

Albërija: Jam fokusuar te dasmat

Në anën tjetër edhe këngëtarja Albërije Hadërgjonaj del se ka një sezon të ngarkuar sidomos në pjesën e dasmave. Madje pikërisht angazhimet e shumta nuk i kanë lënë hapësirë të vendosë për pushimet e saj. “Vera ime është jashtë mase e mbushur. Unë krejt rastësisht kam arrit të jem pjesë e ahengjeve dhe dasmave familjare.

Andaj këtë verë e kam plot me dasma. Kudo ku ka shqiptarë jam e ftuar dhe i falënderoj vërtet”, ka treguar Albërija, duke shtuar se njëherë për njëherë, për pushime të saj nuk bëhet fjalë. “Për pushime nuk bëhet fjalë. Ndoshta nga mesi i shtatorit do të mund të ndaj pak kohë për vete. Vjet isha në shtator në Turqi me familje. Kam kaluar shumë mirë. Këtë vit ende nuk kam bërë ndonjë plan, por ndoshta kah mesi i shtatorit shkoj në Azi. Atje është koha e mirë. Mund të gjej një javë mbase, pas asaj lodhjeje të madhe”, ka shtuar më tej ajo.

Korabi: Do të pushoj pas sezonit

Shumë i angazhuar thotë të jetë edhe këngëtari Korab Shaqiri. “Jam shumë i angazhuar nëpër të gjitha trojet shqiptare. Duke filluar nga Ulqini, pastaj Velipojë, Shëngjini, Durrësi, më pas në Maqedoni, e nëpër të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Gjithashtu jemi edhe nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Ndërsa në të shumtën e ditëve, jam prezent në Kërçovë, dhe Strugë. Me të vërtetë do të kem një verë të ngarkuar”.

E përkrah angazhimeve të shumta, Korabi nuk e ka lënë veten pas dore. Ai planifikon që kah muaji gusht të eksplorojë bregdetin shqiptar që nga veriu deri në jug.

“Sa i përket pushimeve të mia, ato vijnë pas datës 26 gusht. Nuk jam përcaktuar saktësisht se ku do i kaloj pushimet, edhe pse kam shikuar shumë vende. Mirëpo ende nuk kam vendosur. Më shumë jam për të shkuar nëpër vendet turistike të trevave shqiptare, të cilat vende ende nuk kam arritur t’i shoh. Psh. një ndër to janë edhe liqeni i Lurës, për të cilat kam dëgjuar se është vend përrallor. Me siguri do ta bëjë një ‘trip’ që nga veriu e deri në jug të Shqipërisë, dhe të pushoj”, ka pohuar për fund Korabi

No comments:

Post a Comment