Wednesday, July 3, 2013

Ja si të bëni një nxirje perfekte vetëm në një ditë


Dëshironi që të keni një nxirje perfekte vetëm në një ditë? Zbuloni sekretet për të pasur një nxirje të duhur edhe vetëm pas një dite në plazh















Të arrini një nxirje perfekte, edhe pse në dispozicion mund të keni vetëm një ditë plazh, nuk është edhe aq e pamundur siç mund të mendoni. Shpesh, përpara pushimeve të gjata verore, ju merrni ndonjë orë rreze dielli në plazh gjatë fundjavave. Të shpenzoni disa orë relaksi total është ideale, por a mund të themi të njëjtën gjë nëse synoni të keni një nxirje perfekte? Në realitet kjo gjë është e mundur, por vetëm duke ndjekur disa këshilla të thjeshta.
Përgatitja e lëkurës për rrezitje në ditën e parë
Përpara se të dilni në diell, është e rëndësishme të pastroni dhe të hidratoni thellësisht lëkurën për të hequr lëkurën e vdekur, e cila së pari bllokon penetrimin e rrezeve të diellit dhe së dyti nxirjen e lëkurës. Për të pastruar lëkurën mund të përdorni produkte cilësore komerciale, një sfungjer bimor natyral, ose mund të përgatisni në shtëpi një skrab të bërë nga ju, në këtë mënyrë evitoni rrezikun nga alergjitë dhe irritimet e ndryshme.

Nxirje në një ditë edhe me kremin solar



Mos e bëni gabimin që të besoni se për të pasur një nxirje perfekte vetëm në një ditë, nuk duhet të përdorni krem solar. Përdorimi i një kremi solar është thelbësor jo vetëm për mbrojtjen e lëkurës, por mbi të gjitha për të shmangur irritimet dhe njollat kafe të diellit, të vështira për t’u eliminuar. Rreziku është ai që të keni, edhe vetëm pas një dite, një nxirje jo homogjene, e cila ka mundësi të shkatërrojë lëkurën për gjatë gjithë pushimeve të verës. Këshilla është që duhet të përdorni një krem solar me cilësi të mirë hidratuese, që t’i lejojë lëkurës të nxihet gradualisht pa asnjë djegie nga dielli.
Nëse keni një lëkurë rezistente nga dielli, mund të zgjidhni një krem me një faktor SPF jo shumë të lartë; nëse lëkura juaj është shumë delikate, është e detyrueshme të zgjidhni një krem solar me një faktor më të lartë.
Të jeni të bindur që keni marrë një nxirje homogjene
Kur jeni në diell, mendoni që të zhvendoseni çdo 5 minuta për të pasur një nxirje homogjene. Jo, nuk është e nevojshme çdo 5 minuta, por pas 15-20 minutash do të ishte e këshillueshme, në mënyrë të tillë që dielli të kapë të gjitha pjesët e trupit. Më pas zgjidhni një krevat portativ për t’u çlodhur dhe mos harroni një locion nxirës nëse dita ka shumë re. Në fund, në mbarim të ditës, të nxirë ose jo, gjithsesi keni kaluar një ditë me diell, det dhe shumë, shumë relaks.

Si të përgatisni një skrab me kripë për trupin të bërë nga ju vetë?



Kjo gjë mund të realizohet nga këshillat e Laura de Luca, mjekes italiane në shkencat natyrale dhe ekspertes së produkteve bionatyrale. Për të, bërja e një skrabi prej kripe, i dobishëm për trupin, është shumë i thjeshtë, një lojë fëmijësh. Veproni si më poshtë: merrni kripë të trashë deti dhe kripë të imët, përziejini dhe i shtoni ndonjë lugë vaji të ëmbël bajamesh, vaj jojoba ose vaj aragan. Të gjitha këto janë vajra shumë efikase për lëkurën, e bëjnë atë të butë dhe elastike, duke i thënë një aromë delikate në rastin e vajit të ëmbël të bajames ose më të fortë dhe ekzotik në rastin e vajit të araganit ose atij të jojobas. Kripa ka prioritet të thithë lëngjet dhe është e dobishme në rastin e ruajtjes së ujit. Filloni ta aplikoni, me masazh të lehtë, skrabin e kripës mbi të gjithë trupin. Nisuni nga kaviljet duke bërë lëvizje rrethore dhe ngjituni te pulpat. Më pas kaloni te gjunjët, që shpesh kanë nevojë për eliminimin e shtresës së sipërme të epidermës për t’u kthyer e butë. Në fund, ngjituni te kofshët dhe tek ijët, gjithmonë duke bërë lëvizje rrethore në drejtim e sipër. Skrabin e kripës mund ta aplikoni edhe në pjesë të tjera të trupit. Në përfundim shpëlajeni trupin nga skrabi i kripës me ujë të ngrohtë dhe këtë proces kompletojeni duke vendosur një krem hidratues ose kremin tuaj të zakonshëm anticelulit.

Skrab kripe i bërë nga ju



Merrni kripë të trashë deti dhe kripë të imët, përziejini dhe i shtoni ndonjë lugë vaji të ëmbël bajamesh, vaj jojoba ose vaj aragan. Të gjitha këto janë vajra shumë efikase për lëkurën, ndërsa kripa ka prioritet të thithë lëngjet dhe është e dobishme në rastin e ruajtjes së ujit

No comments:

Post a Comment