Wednesday, July 3, 2013

Si të mbetemi të dashuruar deri në fund të jetës?



Pasi që kanë analizuar rezultatet e 35 studimeve të ndryshme, të bëra në më shumë se 12.000 njerëz, shkencëtarët thonë se kanë identifikuar pesë gjërat më të rëndësishme për një martesë të lumtur dhe të qëndrueshme.

















Komunikimi
Është e nevojshme që të komunikoni haptazi rreth të gjitha temave, meqë kështu gjithmonë zbuloni diçka të re rreth partnerit dhe vetes tuaj.

Qasja pozitive
Çdo problemi duhet t’i qaseni pozitivisht. Kjo metodë vetëm sa mund të ndikojë në afrimin e partnerëve.

Mos ngurroni të thoni “Të dua”
Nuk është e tepërt që më shpesh t’ia thoni partnerit këto fjalë, meqë me këtë sjellje, ndikoni edhe që qëndrimi i partnerit ndaj jush dhe lidhjes tuaj të jetë pozitiv.

Ngjarjet e përbashkëta
Planifikoni ngjarje të përbashkëta, meqë kështu rrisni gjasat që të vazhdoni të jetoni bashkë.

Ndarja e punëve të shtëpisë
Kjo është një mënyrë që, në aspektin afatgjatë, sjell harmoni.
Çdo çift duhet ta ketë mënyrën e vet të ndarjes së punëve, ku më së shumti rëndësi ka që vendimet të merren bashkërisht.

No comments:

Post a Comment