Thursday, July 4, 2013

Një femër "TOPLESS' në Radhimë- FOTO


VLORE - Shtetasit e huaj duket se po sjellin një frymë të re për sa i përket modelit për të qëndruar në plazh. Qëndrimi ‘topless’ tashmë është kthyer në modë në plazhet jugore, por janë shtetasit e huaj ata që e praktikojnë më shumë, edhe pse sipas plazhistëve nuk mungojnë edhe “fqinje çadre” shqiptare, që i zbërthejnë reçipetat duke i flakur tej për të marrë rreze në gjithë kraharorin.















Kjo që shikoni në foto është një e huaj nga Struga, e cila ka zgjedhur një prej plazheve të Radhimës, plazhi i “Hotel Reginës” për të kaluar pushimet me familjen. Edhe pse çdo ditë ajo i shijon rrezet e diellit ‘topless’, për shumë të huaj nuk është një problem dhe e evitojnë pjesën e të qenit kureshtar apo ankues në drejtim të pronarëve të plazhit dhe hotelit. Ndërkohë që kureshtje ka ngjallur vetëm te disa çifte shqiptare.

Sipas pronarit të hotelit, të huajt që e frekuentojnë hotelin nuk e kanë problem qëndrimin ‘topless’, ndërkohë që edhe për hotelin nuk është problem ky fakt, pasi asnjë prej klientëve nuk është ankuar asnjëherë. Duke qenë se në Shqipëri qëndrimi ‘topless’ ngjall kuriozitet, duhet të presim ende që të shikojmë plazhe dedikuar vetëm ‘topless’-it...

No comments:

Post a Comment