Thursday, July 4, 2013

Video shokuese, mjeku sulmon me grushta pacientin e operuar


Xhiron e botës po bën një video nga dhoma e një spitali në Rusi, që tregon sulmin e mjekut Andrey Votyakov mbi një pacient, i cili më vonë ndërroi jetë.
Në pamjet nga brenda dhomës, duket qartë se mjeku i afrohet pacientit, e godet në në fytyrë dhe pastaj gjoks.











Pacienti nuk mund të mbrojë veten, sepse është i lidhur me tuba dhe kështu pranon goditjet e dhunshme të një mjeku. Incidenti ka ndodhur shkurtin e kaluar në një spital në Perm, në Urale, por videoja u bë publike tani.
Mjeku është shprehur lidhur me ngjarjen në fjalë: ''Ishte një ditë e vështirë. Kur kam hyrë në dhomë isha i rraskapitur. Kam punuar plot 24 orë. Ne shpenzuam shumë kohë në sallën e operacionit, pasi ishte një operacion i komplikuar. Bëmë çdo përpjekje për ta ndihmuar dhe ai nuk e tha një fjalë të vetme mirënjohjeje''.

''Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur dhe i kërkoj falje familjes së tij'', shton mjeku, por të afërmit e viktimës nuk kanë bërë ndonjë deklaratë.

Autoritetet po hetojnë rastin duke kërkuar shkakun e vdekjes së pacientit fatkeq. Ata kanë vizituar spitalin në përpjekje për të kuptuar, nëse vdekja e pacientit ishte pasojë e goditjeve të dhunshme të një mjeku.




No comments:

Post a Comment